Aktualitet

Ja mënyrat se si mund të votojnë emigrantët

A do të mund të votojnë emigrantët shqiptarë më 25 Prill?  Top Channel ka mundur të sigurojë një raport kofidencial  ku vlerësohen opsionet  dhe shanset e realizimit të  votës së  shtetasve  shqiptar  të cilët jetojnë jashtë vendit.

Varianti i parë  është ai i modeleve perëndimore, me postë. Konkretisht në dokumentin që Top Channel disponon specifikohet se fillimisht duhet te bëhet regjistrimi i diasporës. Emigrantët  të cilët kanë  paraqitur një kërkesë pranë KQZ  për të votuar, përfshihen në listën e zgjedhësve jashtë vendit. Ata ndahen sipas zonave zgjedhore në të cilat ju figuron emri  në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, emrat e tyre aneksohen nga listat e votuesve që votojnë brenda territorit të Shqipërisë për të shmangur  mbivendosjen. Këtyre shtetasve me banim jashtë Shqipërisë u dërgohet një kod individual regjistrimi në formën e një barkodi të skanueshëm, i cili do të shërbejë si elementi kryesor identifikues për t’u pajisur me fletën e  votimit. Por,  vetë  grupi i punës, i cili po  studion shembujt nga rajoni  është i bindur se për zbatimin e kësaj praktike nuk ka kohë pasi thekson se ky proces duhet të nisë 6 muaj përpara datës së zgjedhjeve dhe të përfundojë 2 muaj para 25 prillit.

Varianti i dytë është nëpërmjet portalit E-albania. Sipas këtij opsioni nëse  një emigrant dëshiron të votojë,  atëherë si fillim ai duhet të japë adresën e  vendbanimit te tij jashtë shtetit në protalin E-Albania. Pas regjistrimit nëpërmjet faqes së KQZ-së ato mund të shkarkojnë  fletën e votimit online.

Por,  ky propozim, i  cili është huazuar  nga modeli Kosovar, duket se nuk ka besueshmëri, gjë të cilën e bën të ditur vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ku shprehet se: “Kjo mënyrë ka pasur vlerësime negative nga ana e vëzhguesve si një proces i pasigurt  dhe i pambrojtur nisur edhe nga numri i madh i ankimimeve  në gjykatë nga ana e subjekteve zgjedhore për keqpërdorim të këtij procesi”.

Variant i tretë është votimi elektronik, por në rast se aplikohet ky opsion duhet  të merret  në konsideratë identifikimi i votuesve, garantimi i identitetit te zgjedhësve  dhe siguria për fshehtësinë e votës.

Ky  raport është paraprak, ndërsa dokumenti final do  kërkoje mbështetjen e  5  anëtarëve të Rregullatorit, pasi do jene ata që do vendosin për  fatin e  votës së diasporës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker