Aktualitet

Ish-mesfushori i Tiranës përgatit rikthimin në Superiore, e kërkojnë Dinamo dhe Partizani

Mesfushori Argjend Malaj, i cili në të kaluarën ka luajtur për Tiranën, Skënderbeun dhe Kamzën, mund të rikthehet sërish në Kategorinë Superiore.  

Lojtari këtë sezon ka luajtur në Superligën e Kosovës, ku ka treguar paraqitje të shkëlqyera me Feronikelin. Megjithatë as përfundimi të këtij sezoni lojtari pritet të largohet nga skuadra kosovare dhe pritet të vazhdojë karrierën në Superiore.

Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, në gjurmët e lojtarin janë vënë Partizani dhe Dinamo, me këta të fundit që siguruan ngjitjen në elitë për sezonin tjetër. 27-vjeçari do ishte një përforcim i rëndësishëm, pasi e njeh mirë kampionatin, sipas Panorama Sport.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker