Politikë

Ish-deputetja Pampuri akuza Ramës: Si po i gënjen Edi Rama shqiptarët për shëndetësinë falas

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka publikuar një video me pjesë nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama, sa i përket shëndetësisë falas.

Pampuri shprehet se Rama nuk bëri asgjë për shëndetësinë falas, ndërsa shton se kur ka gënjyer për tetë vjet, sikurse po bën edhe tani.

Sipas ish-deputetes “Plani i tij i vetëm ishte dhe është i njëjti – të mbushë xhepat e koncesionarëve klientë me paratë e shqiptarëve. Dështimin e Edi Ramës, mashtrimet e tij elektorale dhe vjedhjen e shqiptarëve, qytetarët po e paguajnë sot shtrenjtë. Deri edhe me jetën e tyre.”

Postimi i plotë:


Në 8 vjet, Edi Rama nuk bëri asgjë për shëndetësinë falas. Ka një arsye për këtë superdështim. Edi Rama gënjeu 8 vjet, po gënjen dhe tani.

Plani i tij i vetëm ishte dhe është i njëjti – të mbushë xhepat e koncesionarëve klientë me paratë e shqiptarëve. Dështimin e Edi Ramës, mashtrimet e tij elektorale dhe vjedhjen e shqiptarëve, qytetarët po e paguajnë sot shtrenjtë. Deri edhe me jetën e tyre.

Dëgjojeni vetë kryeministrin hajdut dhe gënjeshtar!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker