Shëndeti

Hyn në fuqi paketa e rimbursimit anticovid, Mema: Pacienti duhet të jetë i konfirmuar me koronavirus

Nga Ema Shazivari

Përveç hallit të sëmundjeve, të sëmurët me Covid kanë si shqetësim marrjen e ilaçeve të rimbursueshme.

Vendimi i qeverisë ka filluar të zbatohet që më datë 24 nëntor por shumë prej tyre, sidomos të moshuarit, nuk e kanë të qartë procedurën që duhet ndjekur.

“E kemi dëgjuar që do të bëhet, por nuk e dimë se si do të bëhet rimbursimi”, u shpreh një i moshuar.

Ne u interesuam në një nga qendrat shëndetësore në kryeqytet. Drejtori i Poliklinikës numër 9, Bujar Mema shpjegon të gjithë hapa që duhen ndjekur.

“Skema ka hyrë në funksion në praktikën e përditshme, rregulli numër një është që personi të jetë ekzaminuar me Sars Cov pozitiv, pra që të ketë bërë një tampon dhe të ketë dalë pozitiv. Qoftë në strukturat shtetërore qoftë ato private. Ne praktikojmë bërjen e recetës në komunikim me të sëmurin, në lidhje me diagnozën dhe në institucionet tona përkatëse kemi një listë të farmacive ku marrin recetat, ne ekzekutojmë recetën dhe në zonën më të afërt mund të t’ju çohet në vendin ku duhet në banesë”, tha ai.

Sipas vendimit të qeverisë do të përfitojnë rimbursim të gjithë të sëmurët me Covid që trajtohen në banesë.

Paketat e rimbursimit janë dy, medikamentet që përdoren në stadin e lehtë të sëmundjes dhe në atë të mesëm.

E para përfshin medikamente si antipirikët, vitaminat, dhe aspirinat. Kjo skemë nuk do të jetë më shumë se 1650 lekë, në varësi të recetës.

Në skemën e dytë përfshihen antibiotikët, vitaminat, paracetamoli apo ibubrofeni si edhe holluesi i gjakut.

Receta për këta pacientë do të rimbursohet deri në vlerën 10900 lekë.

Kohëzgjatja maksimale e trajtimit do të jetë 1 muaj dhe nuk do të kalojë vlerën e rimbursuar të përcaktuar në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker