Aktualitet

Hapet COVID-4, kapaciteti dhe kategoria e pacientëve që do të trajtohen në spital

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me një dalje publike sot në mbrëmje tha se është hapur edhe spitali “Covid -4”.

Ministrja ishte në spitalin “Covid- 4”, ku edhe njoftoi për hapjen e tij, i fundit dedikuar COVID-19 në vendin tonë.

Pas spitalit ”Infektiv”, ”Shefqet Ndroqit” dhe Covid-3, sipas ministres, spitali Covid -4, me kapacitet prej 100 shtretërish, do të shërbejë për pacientët që kanë kaluar fazën e rëndë të sëmundjes.

Duke u përgatitur për skenarë të tjerë, Manastirliu tha se deri tani situata mbetet nën kontroll, pasi në spitalet Covid janë të shtruar 491 pacientë.

Ministrja Ogerta Manastirliu lidhur me spitalin Covid-4, përmes një statusi në Facebook bëri publik edhe pamjet me stafin mjekësor, ku tha se, ”që nga sot do të shërbejë në strukturën e re të dedikuar për pacientët me covid19, si pjesë e planit tonë të menduar që në krye të herës, për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit”.

“Forca ekipit të shëndetësisë në këtë sfidë aspak të lehtë.”

“Me përkushtimin e stafeve mjekësore, me durim e solidaritet do ta fitojmë bashkë këtë luftë me Armikun e Padukshëm”, u shpreh ministrja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker