Aktualitet

Gracka”/ Kapen me 4 mijë fara kana bisi në makinë, në pranga dy persona në Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gracka”. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Seksionin e Hetimit të Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antikanabis të koduar “Gracka”, në kuadër të të cilit u bë kapja djhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Zh. S., 29 vjeç, banues në Boriç i Vogël, Malësi e Madhe; 

A. L. 34 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkoddër. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit, me qëllim kultivimin e tyre në zonat e thella të Dukagjinit.

Në automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas, që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi Zh. S., i cili nuk iu bind urdhrit të punonëjsit të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej me forcë, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 4000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. 

Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 aparate celular dhe 1 automjet.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, në ngarkim të shtetasit Zh. S., ndërsa në ngarkim të shtetasit A. L. u referuan materialet për veprat penale ’’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker