Aktualitet

Grabitet me shpërthim eksplozivi dega e Bankës Kombëtare Tregtare

Një grabitje e rëndë me të shtëna armësh dhe shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm. Grabitja ka përfshirë Bankën Kombëtare Tregtare.

Raportohet se është grabitur dega e BKT në Prishtinë.

Autorët, kanë shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të rojës së bankës. Në videon që publikoi Tv Dukagjini, shihen momentet rrëqethëse të ngjarjes.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar dhe nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me rastin.

Zëdhënësi policor Borovci njoftoi se po kryhet ekzaminimi në vendin e ngjarjes dhe hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes (eksploziv), nga disa perona të cilët në ikje e sipër kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi (roje).

Nuk raportohet për persona të lënduar. Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar Borovci.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker