Kuriozitet

Gjoba për festën e ditëlindjes, zbulohet shuma që do paguajë Rita Ora

I ka kushtuar shtrenjtë festa për 30-vjetorin e lindjes Rita Orës, e cila përveçse është përballur me mjaft kritika nga fansat, ka marrë edhe një gjobë të majme.

Sipas “DailyMail”, plot 10,000 paund do t’i paguajë këngëtarja shqiptare autoriteteve britanike për shkelje të masave dhe protokollit mjekësor anti-Covid.

Rita ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit dhe ka kërkuar falje publikisht. Ajo është shprehur se ky vendim ishte i nxituar, me mendimin se Britania e Madhe po dilte nga izolimi dhe se nuk kishte problem nëse organizonte një festë. Ajo pranon se ky ishte një gabim i pafalshëm dhe serioz nga ana e saj.

Këngëtarja, mendohet  të ketë ftuar 30 miq në një restorant në Notting Hill, Londër, për të festuar ditën më të bukur të saj, deri në orët e para të mëngjesit.

Në fotot e publikuara nga “The Sun” shihen miqtë dhe stafi teksa hynin përmes një dere anësore prej metali për të mos u diktuar nga njerëzit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker