Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një person te tregu i Milotit

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të diele në Lezhë.

Policia bën me dije se viktima ende i paidentifikuar është gjetur në rrugë pa shenja jete në vendin e quajtur ” Tregu i Milotit”.

Ndërkohë paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 09.05.2021, rreth orës 06:30, në vendin e quajtur ” Tregu i Milotit”  është gjetur në rrugë , pa shenja jetë një shtetas ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo demtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, ku paraprakisht dyshohet vdekje natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker