Aktualitet

Gjendet i pajetë 65- vjeçari, dyshohet të jetë sulmuar nga derri i egër(EMRI)

Sarandë – Bekim Brahimi, 65-vjeçari është gjetur pa shenja jete në fshatin Janjar në Konispol, shumë afër kufirit me Greqinë.

Mësohet se 65-vjeçari kishte shkuar i vetëm në këtë zonë të pyllëzuar për gjueti, ndërsa mëngjesin e sotëm është konstatuar i vdekur. Në trupin  e tij raportohet se kishte plagë të rënda, çka ka bërë që autoritetet të dyshojnë se është sulmuar nga derrat e egër, për të cilët kishte dalë të gjuante.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor që do të zbardh më tej se çfarë ndodhi me 65-vjeçarin.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker