Aktualitet

“Fshehja e viktimave e fotot nga morgu”, Rama: Veprime jonjerëzore, si mund të bini kaq poshtë?

Kryeministri i vendit ka reaguar ditën e sotme, rreth denoncimit të bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha sa i përket viktimave nga Covid-19.

Në reagimin e tij, Rama e ka komentuar denoncimin për “fshehje të viktimave” si një lëvizje politika ndërsa e ka cilësuar edhe si diçka jo njerëzore.

Po ashtu, duke komentuar publikimin e disa fotove që thuhet të jenë shkrepur nga morgu i Tiranës, kreu i qeverisë tha se janë inskenime, ndërsa publikimin si veprim e cilësoi sërish si jo njerëzor.

“Nuk është demokratike, as shqiptare e as njerëzore që në kulim e pandemisë të bësh politikë me lajme të rreme deri edhe për të vdekurit. Barra mbi mjekët sot po prek kufijtë e mbinjerëzores. Cënohet integriteti i një armate mjekësh që prej 9 muajsh kanë harruar familjarët… Kjo kapërcen çdo kufi të demokracisë dhe të luftës për pushtet. Si mund të arrihet deri këtu? Si mund të bjerë kaq poshtë qenia politike?”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker