Udhetime

FOTOT: Njihuni me fshatin italian që shet shtëpi me… 1 euro

Ju prisni pak kohë për një shtëpi që thuajse ju jepet falas, dhe pastaj, ja tek ju shfaqen tre menjëherë.

Po, rikthehen shtëpitë italiane që kushtojnë 1 euro – dhe këtë herë bëhet fjalë për një numër të madh shtëpish në rajonin jugor të Molise. Castropignano, një fshat, me një kështjellë të shkatërruar, 140 milje në juglindje të Romës – është komuniteti i fundit i cili ofron ndërtesat e braktisura të banorëve të saj.

Ai vijon në hapat e Salemi në Silici dhe Santo Stefano di Sessanio në Abruzzo, që në muajt e fundit kanë ndërmarrë nisma të ngjashme për të nxitur ardhjen e banorëve të rinj.

Megjithatë, ndryshe nga skemat e mëparshme, që vënë në ankand ndërtesa të rrënuara duke nisur nga 1 euro apo 1,20 dollarë, Castropignano po i bën gjërat ndryshe.

Këtu janë rreth 100 ndërtesa të braktisura, por në vend që t’ia shesë atij që do të japë ofertën më të mirë, kryebashkiaku Nicola Scapillati dëshiron që t’ju japë palëve të interesuara shtëpinë e duhur për to. “Këtu, projekti funksionon pak më ndryshe”, thotë ai.

“Jam duke ecur përgjatë dy rrugëve paralele, duke shkuar si te blerësi i mundshëm edhe te pronari i vjetër, në të njëjtën kohë, hap pas hapi, në mënyrë që kërkesa të plotësojë ofertën”.

“Nuk dua që qyteti im të shkatërrohet nga një shkelje e pronës apo të kthehet në marrëveshjen e fundit të spekulimit imobilar”.

Një projekt i përshtatur

Në fakt, në vend që të kalojë nëpërmjet autoriteteve, bashkiaku Scapillati dëshiron që palët e interesuara t’i dërgojnë email atij drejtpërdrejt (nicola.scapillati[AT]me.com) me një plan të hollësishëm se si synojnë ta ristrukturojnë dhe çfarë duan të bëjnë me pronën – një shtëpi, një B&&B, një dyqan apo një punishte artizanale.

Ata duhet të rendisin edhe çdo kërkesë që mund të kenë, si hyrja për njerëzit në karrige me rrota. Fshati është i vogël dhe makinat nuk mund të kalojnë nëpër rrugicat e ngushta dhe shkallët”.

Sa më specifike të jetë kërkesa, më e lehtë do të jetë gjetja e banesës së duhur për të nënshkruar një kontratë më pronarin aktual. Bëhet fjalë për një projekt të përshtatur – shton ai. “Njerëzit duhet të dinë me saktësi se për çfarë po firmosin. Për ta bërë edhe më zyrtar projektin, Scapillati u ka dërguar njoftime ambasadave italiane jashtë vendit.

Por cili është kurthi? Natyrisht, ka disa kushte. Blerësit duhet ta rinovojnë pronën brenda tre viteve nga blerja dhe të bëjnë një parapagim prej 2 mijë eurosh (2.378 dollarë), që do t’u rikthehet në fund të punimeve.

Synimi, një fshat më i sigurt

Projekti nisi në tetor, kur autoritetet u thanë pronarëve të shtëpive të braktisura që nëse nuk do t’i ristrukturonin shtëpitë, qyteti do t’u merrte në pronësi pronat për arsye sigurie.

Deri më tani, shumë pronarë kanë pranuar t’i dorëzojnë pronat e tyre, të etur për t’i lëshuar shtëpitë që do t’u kushtonin para për t’i shkatërruar.

Scapilatti ka besim se të paktën 50 do t’u bashkohen atyre. Nëse nuk do ta bëjnë, këshilli i qytetit do t’ua shpronësojë shtëpitë atyre që nuk do t’u përgjigjen dhe do t’i vendosë në treg.

Ndërkohë, dhjetëra persona të interesuar nga Europa e kanë kontaktuar, duke i kërkuar që t’i blejnë shtëpitë. Ai shpreson që, me ndihmën e tyre, vendi jo vetëm të rigjejë gëzimin, por do të bëhet edhe më i sigurt.

“Më dhemb kur shikoj bukurinë e qendrës sonë historike të dëmtuar nga shtëpitë e shkatërruara, duke u prishur ngadalë”, thotë kryetari i bashkisë.

“Është e trishtë dhe e rrezikshme. Nëse nuk rinovohen, këto ndërtesa janë një kërcënim. Mund të shemben nga një moment në tjetrin. Projekti synon ta bëjë fshatin të sigurt”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker