Vora News

FOTO/ Brenda burgut ku po mbahen Hashim Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së

Gjykata Speciale ka publikuar akuzat për Hashim Thaçin dhe ish-komandantët e UÇK-së. Këta të fundit prej disa javësh tashmë ndodhen në burg, në pritje të nisjes së gjykimit.

Burg ku ata po mbahen gjendet jashtë Hagës, në periferi, më saktësisht në Haaglanden të Scheveningen. Haaglanden ështe një burg unik në Holandë. Ai është i vetmi që ka një qendër kujdesi ku të paraburgosurit që kanë nevojë për kujdes mbahen 24 orë në ditë.Ky mund të jetë kujdes fizik, por edhe psikologjik. Ose një kombinim i të dyjave. Burgu mund të strehojë rreth 200 të arrestuar.Të paraburgosurve u lejohet qasja ditore në ajër të pastër dhe ushtrime fizike, si dhe mundësia për të marrë pjesë në aktivitete të tjera të përshtatshme. Atyre u lejohet të lexojnë dhe shkruajnë materiale dhe kanë qasje në një bibliotekë që përmban libra, revista dhe gazeta në gjuhët e tyre amtare.e

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker