Aktualitet

Eneda Tarifa infektohet nga Covid-19, izolohet në shtëpi bashkë me të bijën

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Eneda Tarifa ka zbuluar sot se është prekur nga koronavirusi dhe se është vetëizoluar menjëherë bashkë me vajzën e saj.

Ajo ka treguar se ka humbur shijen dhe kjo e ka shtyrë të bëjë tamponin. Ndërsa vajza e saj ka qenë në gjendje gripale për dy ditë me temperaturë 37.5-37.9.

Sakaq, Eneda është treguar optimiste, ku ka theksuar se nuk po merr asnjë mjekim, sepse nuk ka asnjë shenjë të dukshme.

“Dje më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezultoi që ta kem marrë nga diku, por nuk e di se nga ku, sepse unë jam shumë e kujdesshme. Jam asimptomatike, nuk ndjej asgjë, e vetmja që më shtyu të bëja tampon ishte fakti që humba nuhatjen, ndërkohë që unë jam një qejflie ushqimi e jashtëzakonshme dhe kur nuk ndjej shijen e ushqimit ndihem keq. Tani po pi një kafe dhe nuk e di fare çfarë shije ka. Shpresoj të mos përkeqësohem, por mesa duket ky është maksimumi i simptomave të mia”, ka thënë ajo, gjatë një videoje live në Instagram.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker