Aktualitet

EMRAT/ Aksident në Milot-Mamurras, shënohen 2 viktima

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës, në aksin Milot-Mamurras, në afërsi të pikës së betonit “Kotica”. Një mjet tip Toyota me targa “AB365BX”, ka dalë nga rruga është përplasur me traversat e rrugës, dhe ka përfunduar në kanal me ujë.Si 

pasojë e aksidentit kanë humbur jetën Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa 39 vjeç, banues në Tiranë.

Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e dy viktimave.

Ndërsa kërkimet po vijojnë ende për shkak se dyshohet se një tjetër person ka humbur jetën. Në vend ngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses, ambulanca dhe Policia Rrugore.

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker