Aktualitet

Emërimi dhe shkarkimi i ministrave/ Rama dhe Meta do të kenë përballjen e parë, ja kur do të mbahet seanca

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kërkuar një seancë plenare me Presidentin Meta.

Kreu i qeverisë kërkon që për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi si pasojë e Covid-19, seanca të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 10:00, pa praninë e publikut.

Objekti i kësaj seance plenare është zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku thuhet: Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.

18 Maj, 2021
Kërkues
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare.
Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.
Subjekti i interesuar
Presidenti i Republikës së Shqipërisë; Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Objekti
Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë
Ora 10:00

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker