Aktualitet

Emërime të reja/ Bora Muzhaqi zv. ministre e Arsimit, Dallëndyshe Bici zv. ministre e Mbrojtjes

Emërime të reja kanë ndodhur në qeverinë shqiptare, ku Bora Muzhaqi është vendosur zv. ministre e Arsimit dhe Dallëndyshe Bici zv. ministre e Mbrojtjes.

Bora Muzhaqi doli nga platfoma “Deputeti që duam”, ndërsa kandidoi si deputete në listat e Partisë Socialiste e 31-ta në Tiranë. Ajo u prezantua nga kryeminstri Edi Rama më 8 mars.

E lindur në Elbasan në moshën 17-vjeçare filloi studimet në Angli, ku gjimnazin e  përfundoi në Kembrixh. Sipas rrëfimit të saj, arriti të studionte në “London School of Economics”, ku u diplomua me bachelor në Ekonomi. Më pas aplikoi për master në biznes ndërkombëtar, në “Hult International Business School”. Gjithashu prej 2 vitesh është pjesë e  Bankës Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim.

Dallëndyshe Bici është drejtoresha e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), e cila garoi për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit, në listën për deputete të PS-së.

Dallëndyshe Bici ka një karrierë të larmishme në sektorin privat, publik dhe mësimdhënie. Ajo ka përfunduar shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, në  Tiranë. Studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e Drejtësisë. Më pas, ka përfunduar kualifikimin pasuniversitar dhe është certifikuar me titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në Nëntor të vitit 2005 ka përfunduar masterin për “Administrim Institucionesh” në Universitetin e Bordeaux në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Francës.

Gjatë muajve Prill – Nëntor 2010 ka punuar si koordinatore e programeve Master dhe Doktoraturë në universitet privat. Në periudhën Tetor 2013 – Gusht 2014 ka punuar si drejtoreshë tek Drejtoria Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Që nga muaji Gusht i vitit 2014 e deri më tani Bici punon si kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker