AktualitetVora News

Elton Arbana: Partia Socialiste është siguria për të ardhmen dhe progresin e Shijakut.

Elton Arbana: Partia Socialiste është siguria për të ardhmen dhe progresin e Shijakut.

Kryetari i bashkisë së Shijakut i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në votime. Ai shprehet se Kryeministri Edi Rama e do Shijakun dhe e ka treguar këtë gjë me mbështetjen që i ka dhënë. Arbana thekson: “Tani jemi ne ata të cilët duhet të mbështesim Kryeministrin, për të përfunduar punët e nisura në Shijak.”

Postimi i plotë:

Pjesëmarrja në votime është shumë e rëndësishme.

Edhe 3 ditë për të çuar përpara misionin tonë! Me Partinë Socialiste mund të vazhdojmë punët e mbetura në Shijak.

Nuk ka kohë për pushim!

Kryeministri Edi Rama e do Shijakun dhe e ka treguar këtë gjë me mbështetjen që na ka dhënë. Tani jemi ne ata të cilët duhet të mbështesim Kryeministrin, për të përfunduar punët e nisura në Shijak.

VOTA e çdo qytetari është instrumenti më i fortë demokratik për të vendosur për alternativën më të mirë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të qytetit tonë.

Askush nuk mund të ndikojë te vota juaj!

Askush nuk mund të përpiqet t’ju tjetërsojë votën! Në rast të shkeljeve apo abuzimeve ftoj qytetarët të denoncojnë çdo rast abuziv.

Votoni, pa asnjë mëdyshje! Votoni për njerëzit që punojnë, votoni për të ardhmen!

Partia Socialiste, nr 12 është siguria për të ardhmen dhe progresin e vendit!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker