Histori Suksesi

Elton Arbana, modeli filantropik i një të riu shijakas.

Elton Arbana, modeli filantropik i një të riu shijakas.

Përpara se të futej në politikë në qytetin e Shijakut Elton Arbanën të gjithë e njohin si një person me ndjeshmëri ndaj komunitetit.
Ai ka bërë shumë veprime bamirësie për familjet në nevojë duke i shpërndarë pako ushqimore për qindra familje. Gjithashtu ka motivuar të rinjtë duke nxitur te ata mundësinë për të shërbyer në komunitet.
Përpara se të zgjidhet si kryetar bashkie Arbana ka fituar simpatinë e të gjithë shijakasve për modelin e tij filantropik.
Tashmë si kryebashkiak ai mundohet të bëjë çdo ditë më të mirën për banorët e Shijakut.

Elton Arbana
Baba, bashkëshort, kryetar i bashkisë së Shijakut.

Lindur më 25.12.1984 dhe rritur në Shijak ai e di mjaft mirë se çfarë duhet të sistemohet në qytet. Edhe pse në 1999-2003 ndoqi studimet në Turqi ai u rikthye për të dhënë më të mirën për qytetin e vet. I dhënë pas gjuhëve të huaja, pasi mësoi turqishten ka mbrojtur dhe gjuhën italiane, ku ka studiuar për dy vite (2003-2005). Më pas vijoi studimet e larta katër vjeçare (2006-2010), ku u diplomua si jurist.
Me frymën e punës ai është njohur që në fëmijëri, kur nga mosha 6 vjeçare duke pasur si model babain i cili punonte me orë të zgjatura në biznesin familjar, ai e ndihmonte me dëshirë mesa mundej.
I talentuar pas matematikës ka fituar opimpiada të ndyshme, deri sa fitoi të drejtën për të studiuar në Turqi.
Kjo i dha inisiativën për të guxuar të kishte një biznes të vetin privat, të cilin e ka nisur që në moshën 19 vjeçare.
Gjithmonë në kërkim të sfidave dhe mundësive të reja, për këtë në 2016 pas përfshirjes në rradhën e të rinjve të Partisë Socialiste, ai zgjidhet si kryetar i PS-së Shijak. Kjo është një mundësi e mirë për Elton Arbanën për të qenë një zë më shumë në zgjidhjen e problematikave të ndyshme në aspektin politik dhe social.
Gjatë periudhës 2013-shkurt 2017 ai kryen funksionin si drejtor i IKMT-së Durrës.

Nga gushti i vitit 2019 është zgjedhur si kryetar i bashkisë Shijak. I fokusuar çdo ditë në zgjidhjen e problemeve dhe dhënien e shërbimeve më të mira ndaj qytetarëve.
Elton Arbana shprehet: “Shijaku është familja ime e madhe.”

Figura e tij është shembull i një njeriu me integritet, që ndjek të mirën dhe ndihmon të tjerët me sa ka mundësi.
Rrugëtimin e tij të suksesshëm ia dedikon familjes, bashkëshortes Ema, tre vajzave Elma, Ajra, Ambla dhe djalit të tij Priam. Madje dhe bebit që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Aktualisht ia ka dalë mbanë të përballojë me sukses çdo sfidë duke nisur nga tërmeti, pandemia dhe përmbytjet. Motoja e punës së tij është slogani: “Ku ka vullnet, ka zgjidhje”!

‘Forca ime buron nga dëshira dhe pasioni që kam për t’i shërbyer të gjithëve. Shijaku është qyteti im i zemrës, dua më të mirën për të gjithë banorët e tij, dua ta shikoj një ditë Shijakun ashtu siç e meriton të jetë, me transformim europian. Prandaj po punoj fort, së pari duke dhënë shembullin tim.” – shprehet Arbana.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker