AktualitetOpinionPolitikë

Elton Arbana: Faleminderit Shijaku për besimin që i dhatë Kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste.

Nuk ka fshehur entuziazmin dhe falenderimin e tij kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana për fitoren historike të Partisë Socialiste për një mandat të tretë.

Ai ka falenderuar banorët e Shijakut dhe të gjithë ekipin e PS Shijak dhe të rinjtë e FRESSH-it për punën e palodhur.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT SHIJAKU

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve treguan se shqiptarët dinë të vlerësojnë njeriun e punës, atë që sjell progresin jo rrëmujën, dinë të vlerësojnë atë që ju gjend pranë në dy vështirësi të njëpasnjëshme që kaluam: tërmetin dhe pandeminë. 

Dhe ky është lideri vizionar EDI RAMA që e meritoi besimin e shqiptarëve për të vazhduar punët e nisura në katër vitet e ardhshme pas kësaj fitoreje historike.

Jam falenderues ndaj të gjithë banorëve të Shijakut dhe Njësive Xhafzotaj, Maminas, Gjepalaj që votuan masivisht Partinë Socialiste si alternativën më të mirë për të ardhmen e Shijakut dhe Shqipërisë.

Falenderoj të gjithë ekipin e palodhur të PS Shijak, çunat dhe gocat e FRESSH-it për energjinë, angazhimin dhe punën e tyre.

Me mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama Shijaku do të kthehet në një qytet europian falë investimeve që janë bërë dhe do bëhen. Ne do vazhdojmë të punojmë njëlloj për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker