Aktualitet

Ejani nesër në Tiranë”, Ambasada e SHBA-së fton qytetarët te sheshi “Nënë Tereza”

Ditën e sotme, në sheshin “Nënë Tereza” kanë mbërritur mjetet e rënda të ushtrisë së NATO-s dhe SHBA-së, në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ambasada e SHBA ka dalë me një njoftim të rëndësishëm ku fton qytetarët që të marrin pjesë në sheshin “Nënë Tereza” pasi do të kenë mundësi të ndërveprojnë me ushtarët e “Defender 21”.

Mësohet se aktivitetet fillojnë në orën 10:00.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA

Ejani në Ditën e Hapur në Tiranë nesër, e dielë, 23 Maj. Aktiviteti është e hapur për publikun dhe do të përfshjë ushtarë amerikanë dhe shqiptarë të cilët kanë punuar së bashku përgjatë stërvitjes #DefenderEurope21. Njerëzit do të kenë mundësi të ndërveprojnë me ushtarët, të bëjnë fotografi me pajisjet dhe automjetet e tyre. Aktivitetet fillojnë në orën 10 të mëngjesit në sheshin Nënë Tereza.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker