Aktualitet

Edhe Greqia shtrëngon masat pas Italisë, paralajmërimi i Kryeministrit grek për qeveritë e vendeve të tjera: Nuk duhet të ketë festa

Disa aktivitete ekonomike nuk do të funksionojnë derisa të kemi vaksina”.

Kryeministri grek u bëri thirrje qeverive të tjera europiane të mos nxitojnë për t’u kthyer në normalitet, por të përdorin vaksinën si një mjet. “Një kthim në normalitet nuk është larg, por nuk është tani”, theksoi ai.

Shumë vende të Europës kanë nisur të lehtësojnë masat, ndërsa Shqipëria ka lënë në fuqi ato të tre javëve më parë. Me vendimet e fundit vendet fqinje, Greqia dhe Italia, nuk kanë ndërmend që të tërhiqen nga masat shtrënguese, të paktën deri në festat e fundvitit.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, duke folur në lidhje live me Presidentin e Universitetit të Columbia Lee C. Bolinger, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Liderëve Botërore, tha:

“Shpresoj që ndërsa dalim nga bllokimi i dytë, duhet të jemi shumë më të kujdesshëm. Por përsëri, kjo do të nënkuptojë që ju duhet të shpenzoni për këto procese. Për shembull argëtim natën apo mesnatë, bare. Ne nuk mund të kemi festa me shumë njerëz, derisa të kemi vaksinat”.

“Ndoshta në një moment të dytë do të jemi në gjendje të hapim restorante me distancën e duhur sociale. Ne po konsiderojmë gjithashtu hapjen ndaj shitjes me pakicë, por kufizime specifike do të zbatohen deri në daljen e vaksinës”, – u shpreh ai.

Mitsotakis shprehu shpresën e tij se pandemia, me gjithë dhimbjen dhe mjerimin që shkakton, do të bëhet një katalizator për ndryshimin. Ai pranoi që vala e dytë e koronavirusit ishte një sfidë më e madhe se e para, por shprehu optimizmin e tij se “kur të mbarojë ne do të jemi me fituesit”.

Vendimi i Italisë

Edhe në Itali Ministri i Shëndetësisë italiane, Roberto Speranza, njoftoi shtrëngimin e masave për të ndaluar përhapjen e pandemisë.

Masat e reja parashikohen që të hyjnë në fuqi nga 4 Dhjetori deri më 15 Janar.

Shumë masa kufizuese janë konfirmuar, të tilla si ndalimi i lëvizjes pas orës 22:00, për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, si dhe mbyllja e ambienteve të skive për kohëzgjatjen e pushimeve dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve nga ora 18:00, të cilat megjithatë do të qëndrojnë të hapura në ditën e Krishtlindjeve. Nga ana tjetër, meshat do të fillojnë nga ora 20:00.

Një masë tjetër shtesë që u miratua dje në fund të samitit në Palazzo Chigi midis Giuseppe Conte dhe krerëve të shumicës së delegacioneve, ishte ndalimi i largimit nga Komuna e vendbanimit në 25 dhe 26 Dhjetor dhe më 1 Janar.

Mbyllja e restoranteve dhe hoteleve për prag të Vitit të Ri. Kjo po shihet si një formë për të shmangur faktin që shumë njerëz do dalin për të festuar natën e Vitit të Ri jashtë shtëpisë.

Kryeministri këmbëngul në rihapjen e shkollës së mesme në 14 dhjetor. Ka  të ngjarë që mësimet me prani fizike në shkolla të nisin në 11 janar.

Një çështje tjetër që shkakton diskutime është bashkimi familjar me përjashtime të mundshme në lëvizjet midis rajoneve, i ndaluar rreptësisht nga 21 dhjetor deri në 7 janar.

Për momentin, vija e ashpër duket se mbizotëron: është e ndaluar të udhëtosh për t’u ribashkuar me të afërmit në vendet ku nuk je banor.

Dhe për të qëndruar me familjen, debati tjetër i vazhdueshëm është mbi numrin e njerëzve në tryezë gjatë pushimeve. Ministri i Shëndetësisë rekomandon që vetëm familjet që bashkëjetojnë të jenë të pranishme në tryezë.

Masat në Itali:

Më pas masat do të jenë në fuqi nga 4 dhjetori.

Meshat e Krishtlindjeve parashikohen në orën 20:00

Me shtetrrethimin e konfirmuar që hyn në fuqi pas orës 22:00, Italia ka vendosur që meshat e Krishtlindjeve të kryhen në orën 20:00.

Dyqanet do qëndorjnë hapur deri në orën 21:00

Koha e mbylljes së dyqaneve mund të zhvendoset në 21 për të lejuar zgjatjen e pazarit të Krishtlindjeve, me hyrjet gjithmonë të lira për të shmangur turmat.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker