Aktualitet

E rëndë/ Pëson goditje celebrale, zv.kryetari i Bashkisë Elbasan dërgohet me urgjencë në spital

Një lajm i rëndë vjen së fundmi nga Bashkia e Elbasanit.Mësohet se zëvendës kryetari i këtij institucioni Ervin Saraci ka pësuar një goditje cerebrale dhe ndodhet në rrezik për jetën.Menjëherë pas ngjarjes, 37-vjeçari është dërguar me  urgjencë në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur inspektori Shkëlqim Hajdari me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

“Motra dhe vellezer!

Ervin Saraçi, zv/ Kryetari i Bashkise së Elbasanit, ka pesuar papritur një goditje cerebrale dhe ndodhet ne gjendje te rendë ne spital.
Ky djale i shkelqyer, intelektual,me cilesi  e virtyte të një qytetari e besimtari model, ka nevoje sot per lutjet tona.
O Krijues i Gjithesisë, të lutemi Ty, ti behesh krah Ervinit, per të kaluar ketë sprovë”,- shkruan  Shkëlqim Hajdari.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker