Aktualitet

E rëndë në Sarandë, gjendet i pajetë në banesë një 33-vjeçar, ka precedentë penal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, ku një 33-vjeçar me inicale R.M., është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Ishin familjarët ata që e kanë gjetur të vdekur në shtratin e tij, por pa shenja dhune në trup. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  ka nisur nga puna për zbardhjen e shkakun të vdekjes së të riut, ndërsa është bërë me dije se 33-vjeçari ka precentë penalë të mëparshëm.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sarandë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Sarandë, është gjetur në banesë nga familjarët, pa shenja jete shtetasi R. M., 33 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker