AktualitetVora News

Doli me shokët për të gjuajtur oktapodë, zhduket 30-vjeçari në Durrës

Është zhdukur një 30-vjeçar nga qyteti i Durrësit. Një ditë më parë kishte dalë me shoket për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti.

Mësohet se ai nuk ka dalë më në breg, ndërsa rrobat e tij janë gjendur në afërsi të Currilave. Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndodhur ndonjë tragjedi.

Burime nga familja bëjnë të ditur se ai është kërkuar nga polumbarët e policisë dhe forca detare, por deri më tani pa rezultat.

Kërkimet kanë rinisur edhe sot që në orët e para të mëngjesit. Sipas dëshmitarëve, nga bregdeti i Currilave, kërkimet po bëhen edhe më thellë nga bregu.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker