Opinion

Deklarata e fortë e Pandeli Majkos: Do të largohem përfundimisht nga politika nëse nuk zgjidhem deputet

Ish-kryeministër, ish ministër i Mbrojtjes, tanimë Ministër i Shtetit për Diasporën, për herë të parë pas 30 vitesh si pjesë e Partisë Socialiste, rizgjedhja për të shtatën herë si deputet e Pandeli Majkos është në dyshim serioz pasi Edi Rama e ka vendosur të 19-tin në Tiranë.

Nuk ka dyshim se kur të vjetrit e socialistëve ngritën kartonin jeshil në parlament për të shkuar në zgjedhjet e 25 Prillit me lista pjesërisht të hapura, nuk e kishin menduar se do të ishin pikërisht disa prej tyre, që do të liheshin jashtë fitores së sigurt të mandatit të deputetit.

Ministri i Diasporës thotë për Vizion Plus se kjo është sakrifica për “mandatin e tretë qeverisës” dhe nëse nuk arrin që të zgjidhet deputet, do të largohet fare nga politika.

“Kush do të fitojë do t’i marrë të gjitha, kush do t’i humbasë do t’i humbasë të gjitha. Padyshim (nëse nuk zgjidhet deputet) do të fillojë një jetë tjetër. Kam dy diploma, që besoj janë të mjaftueshme për të vazhduar përpara”, ka deklaruar Majko.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker