Aktualitet

COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

SHBA do të blejë 500 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 të Pfizer/BioNTech për t’ua dhënë vendeve të tjera, raportoi sot “New York Times” dhe “Washington Post”.

Presidenti amerikan, Joe Biden do të bëjë njoftimin në samitin e G7-s këtë javë”, shkroi “Washington Post”, që citoi tre burime të njohura me këtë çështje.

Kur u pyet nëse kishte një strategji për shpërndarjen e vaksinave në të gjithë botën, Biden u përgjigj “Unë kam një të tillë dhe do ta shpall atë”.

Sipas “New York Times”, 200 milionë dozat e para do të shpërndahen këtë vit dhe 300 milionë të tjera vitin e ardhshëm.

SHBA ka njoftuar tashmë se do të dhurojë 80 milionë doza të vaksinave antiCOVID-19 në vendet e huaja deri në fund të qershorit, 75% e të cilave do të shpërndahen përmes COVAX. /ATSH

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker