Aktualitet

Çfarë po ndodh? FNSH zbarkon që në ‘pikë të mëngjesit’ në Fushë Krujë, aksion me tre furgonë

Mëngjesin e sotëm Fushë-Kruja është blinduar nga Forcat Renea dhe FNSH.

Këto të fundit mësohet se janë duke ushtruar kontrolle të imtësishme pasi dyshohet se aty fshihen autorët e vrasajes së Everest Çakës.

Forcat Speciale janë duke ushtruar kontrolle, në banesa dhe biznese të ndryshme.

Gjithashtu janë ngritur edhe pika ndalimi në akse të shumta rrugore. Këto kontrolle janë duke u kryer pasi në këtë zone dyshohet se janë fshehur atorët e vrasjes së 41-vjeçarit ne Elbasan mbrëmjen e djeshme.

Të gjitha dyshimet e deritanishme janë që vrasja e Çakës është kryer nga vrasës me pagesë, të cilët e dogjën mjetin që përdorën në krim në afërsi të stacionit të trenit në Durrës, dhe mund të jenë larguar më pas pikërisht drejt zonës së Fushë Krujës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker