Aktualitet

Çfarë ndodhi gjatë natës së kaluar në Vlorë? Policia ndalon një sërë personash

Marrë shkas nga vrasja e biznesmenit të njohur Bledar Birçajt, të cilit iu bë atentat në një rrugë të populluar në Vlorë, policia është angazhuar maksimalisht për kontrolle në terren.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘Balkanëeb’ se policia gjatë natës së kaluar ka ngritur pika kontrolli në disa pika të qytetit bregdetar, teksa janë ndaluar disa persona. Kontrollet në fjalë kanë pasur si synim ndalimin e personave me precedentë penale, që janë në kërkim.

Përmendim faktin se pronari i një lokali të njohur në Vlorë, humbi jetën më 10 maj, pasi u qëllua me breshëri teksa lëvizte me makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker