Aktualitet

Brataj dhe Pipero “gëzojnë” qytetarët: Do të rishikohet ora policore ndërsa maskat nuk do mbahen…

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur ditën e sotme në lidhje me situatën pandemike në vendin tonë. Për orën policore, e cila është 22:00-06:00, Brataj tha se nuk mund të hiqen të gjitha masat njëkohësisht.

Sipas tij pritet që në mbledhjen e kësaj jave, Komiteti Teknik të japë vendimin për një lehtësim masash, por nuk preferoi t’i tregonte cilat janë ato.

Ora policore 22:00-06:00?

Brataj: Në të gjithë botën dhe në Shqipëri nuk mund të heqësish të gjitha masat njëkohësisht. Kuptohet që do të ketë lehtësim masash. Edhe mbledhja e kësaj jave do të rishikohen masat. Por mos mendoni se do t’i heqim menjëherë. E vetmja mënyrë është vaksinimi i sa më shumë njerëzve.

Nga ana tjetër i ftuar në një emision televiziv, edhe mjeku Pëllumb Pipero u shpreh optimist se Komiteti Teknik i Ekspertëve do të rishikojë në mbledhjen e radhës masat anti-Covid, duke lënë të kuptohet se maskat nuk do të mbahen më në ambiente të hapura si dhe do të rishikohet fasha e orës policore.

Pipero: Jo vetëm ulja e rasteve, por dhe ulja e shtrimeve, është dhe ajo e telefonit celularë, mua s’më bie më telefoni tani. Kjo na bën të mendojmë që të rishikohen masat shtrënguese sepse kemi të bëjmë me indikatorë optimalë, por maska mund të rezervohet për mjediet e mbyllura. Duuhet ta rishikojë Komiteti këtë masë. Nga fundi muajit do të shikohet dhe ora policore dhe shërbimi në bare dhe restorante.

_____VoraNews______

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker