Aktualitet

Blinda e helikopterë, trupat ushtarake zbarkojnë në Tiranë, zbulohet data

Përveçse për trupat ushtarake shqiptare, stërvitja “Defender 21” do të ketë disa data kur do të jetë e hapur për publikun.

Ajo do të udhëtojë nga Durrësi në Vlorë dhe më 23 Maj do të zhvendoset në Tiranë për ta përmbyllur më pas në Kuçovë dy ditë më pas.

Datat janë publikuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me anë të një video ku duken trupat ushtarake shqiptare dhe ato amerikane.

“Stërvitja Defender Europe 21 me pjesëmarrjen masive të trupave shqiptare dhe amerikane do të zhvillohet gjatë gjithë muajit Maj deri në mesin e muajit qershor.

 Përgjatë kësaj periudhe në qytetet ku do të zhvillohet kjo stërvitje do të ketë ditë të hapura për publikun. Më 20 Maj do të jemi në Durrës, më 21 Maj në Lungomare Vlorë, më 23 Maj në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë dhe më 25 Maj në Kuçovë”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker