Aktualitet

Bilanci i Covid-19 në Shqipëri: 1 viktimë dhe 6 raste të reja

2 mijë e 451 viktima, 433 të infektuar aktivë dhe 129 miëj e 431 të dhëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vend që nga fillimi i pandemisë. Në bilancin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se është shënuar edhe një tjetër viktimë, 1 qytetar nga Kolonja, 70 vjeç.Në 24 

orët e fundit janë kryer 2,325 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Kamëz, Prrenjas.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 39 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 123 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,431 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (31 Maj 2021)
Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 123
Të shtruar në spitale 39
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,325

Testime totale 720,021
Raste pozitive 132,315
Raste të shëruara 129,431
Raste Aktive 433
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 152
Korçë 67
Shkodër 62
Berat 33
Elbasan 27
Lezhë 25
Vlorë 22
Gjirokastër 15
Fier 9
Durrës 9
Kukës 8
Dibër 4

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker