Rajoni - Bota

Biden mban premtimin! SHBA i shpërndan vaksina Kanadasë dhe Meksikës

SHBA- Shtetet e Bashkuara do të shpërndajnë 4 milionë vaksina AstraZeneca për Kanadanë dhe Meksikën, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Kanadaja dhe Meksika e kanë miratuar AstraZenecën, por SHBA-ja jo, edhe pse ka rezerva të kësaj vaksine.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se 2.5 milionë vaksina do të shkojnë në Meksikë dhe 1.5 milion në Kanada.

SHBA-ja ka 7 milionë doza të AstraZenecës.

“Nëse kemi teprica, ne do t’i ndajmë ato me pjesën tjetër të botës”, ka thënë javën e kaluar presidenti amerikan, Joe Biden.

Në bazë të marrëveshjes, Kanadaja dhe Meksika duhet t’ia kthejnë SHBA-së çdo dozë që u tepron. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, mbi 12% e amerikanëve tashmë janë vaksinuar.

Vaksinat e miratuara në SHBA, janë: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker