Sport

Betejë emocionuese pa gola, Tirana “stërkëmbës” Partizanit në derbi

Derbi nuk ka krisma, Partizani-Tirana mbyllet 0-0 dhe është Teuta skuadra që feston dhe pret “demat e kuq”, që tani numërojnë tre pikë më pak se durrsakët. Beteja në “Air Albania” ishte mjaft e luftuar, nuk i mungoi tensioni, tifozët, dhe emocionet. Golat do i kishin derbit të tjera ngjyra, por nuk ndodhi dhe tani mendohet për tre finalet e tjera të Superiores.

NDESHJA – Betejë e vërtetë nga fillimi, me të dyja skuadra që kërkonin me ngulm marrjen e tre pikëve. Nuk munguan as polemikat dhe pretendimet për penallti, me Tiranën në dy raste dhe Partizanin në një moment, ku Stenio Junior në fakt kishte mundësinë më të mirë për të shënuar.

Tiranës në 45 minutat e para nuk arriti të ishte e rrezikshme te porta e Alban Hoxhës, ndërsa Jasir Asani goditi traversën 5 minuta nga fundit. Më parë Erald Çinari kishte parë t’i anulohej një gol, për pozicion jashtë loje.

Asnjë gol në 45 minuta, ndërsa në të dytën skuadrat nuk kanë lirinë e mëparshme. Fitoren e duan, por më shumë tentojnë të mos humbasin. Rasti më i mirë i shënimit u regjistrua pas një gabimi të Jurgen Bardhit. Taulant Seferi i Tiranës, sikurse ka bërë edhe herë tjetër, nuk ia doli të shënonte me një gjuajtje të fortë brenda zonës.

Në minutën e fundit Bekaj la portën dhe Najdovksi shpëtoi portën e Tiranës, ndërkohë që më pas në shtesë edhe Hoxhallari ishte vendimtar. Partizani tentoi në minutat e fundit të shënonte dhe ushtroi presion, por pa sukses. 0-0 dhe skuadrat ndanë nga një pikë. /abcnews.al

PARTIZANI-TIRANA 0-0
PARTIZANI:
 Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja (Kote 88′), Murataj (Hasani 78′), Bardhi, Asani, Çinari (Cara 78′), Stenio Junior (Cardoso 88′). Trajner: Ilir Daja.
TIRANA: Bekaj; Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Batha, Çelhaka, Danso (Cale 90′), Ismajlgeci; Torassa (Gyamfi 53′), Seferi. Trajner: Orges Shehi.
Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Denis Rexha, Dojando Myftari, Ridigert Çokaj; Gjyqtarë linje: Enea Jorgji, Adrian Beqiri
Kartonë të verdhë: Broja 31′ / Vangjeli 26′, Najdovksi 39′, Danso 45′

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker