Aktualitet

Berisha paditi sekretarin amerikan në gjykatën franceze, reagon SHBA

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se “nuk janë në dijeni të ndonjë padie gjyqësore” në përgjigje të deklaratës së zotit Berisha për të ngritur padi ndaj Sekretarit Blinken për shpifje.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të ngrejë padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, duke e akuzuar atë për shpifje në lidhje me vlerësimet e dhëna në ditë më parë ku Berisha u shpall non grata në SHBA. Berisha u shpreh se ka udhëzuar avokatin e tij në Francë të nisë procedurat për padinë, duke nënvizuar se ajo do të finalizohet brenda dy ditësh.

Sipas DASH, Berisha “u përfshi në akte korruptive, të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë.”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker