Aktualitet

Bëri për spital kunatën/ Bie në prangat e policisë agresori, Policia zbardh motivet e ngjarjes

Një shtetas me inicialet M.H.,  ka përfunduar në prangat e policisë në Lushnjë, pasi dhunoi fizikisht për motive të dobëta kunatën e tij, J. H., 62 vjeçe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Qerret i Ri. Gruaja e dhunuar ndodhet ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., banues në fshatin Qerret i Ri, Lushnjë, pasi në banesën e tij, ka dhunuar fizikisht për motive të dobëta, me sende të forta, kunatën e tij, shtetasen J. H., 62 vjeçe, e cila  ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker