Aktualitet

BE, marrëveshje për 1.8 miliardë vaksina me Pfizer

Bashkimi Evropian ka zgjatur kontratën me kompaninë farmaceutike Pfizer-BioNTech, për një sasi prej 1.8 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 deri në vitin 2023.

Lajmin e dha Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen me anë të një postimi në Twitter. Ursula von der Leyen se 900 milionë doza janë të garantuara dhe 900 milionë të tjera, janë të mundshme.

“Sapo kemi aprovuar një kontratë për 900 milionë doza të garantuara dhe 900 milionë doza të mundshme për vitet 2021-2023”.

Komisioni Evropian aktualisht ka siguruar një sasi prej 2.3 miliardë doza nga disa kompani farmaceutike.

Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu sigurimin që të gjithë përbërësit thelbësorë të vijnë nga BE.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker