Aktualitet

Basha: Rama e ka kthyer PS-në në një stallë lopësh ndaj i humbi zgjedhjet, ne tani jemi më të fortë dhe triumfues

Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve me strukturat e selisë blu në Bashkinë e Vorës dhe në Njësinë nr.11 në Tiranë.

Në fjalën e tij, Basha tha ka deklaruar se “kush flet për zgjedhje në vitin 2025, është dorëzuara para regjimit “Rama-Doshi’.

Kreu i PD ka lënë të kuptohet se në se do konfirmohet në detyrën nga demokratët ai do vijojë betejën për të zhvilluar sa më parë zgjedhje të parakohshme.

“Kush flet për 2025-ën, është dorëzuar tashmë. Unë nuk jam dorëzuar dhe unë e di që ju s’jeni dorëzuar. E di dhe Edi Rama, që të padorëzuar, të bashkuar, të vetëdijshëm për arritjet pavarësisht prej masakrës zgjedhore, por dhe të gatshëm për të përmirësuar atë që çfarë kemi ne në dorë për të përmirësuar dhe për të ecur me hapin e kohës, padiskutim që ne do të posedojmë akoma në mbyllje të procesit të 13 qershorit, edhe vetëdijen, edhe vendosmërinë për të qenë mendje ndarë dhe të vendosur për ta çuar misionin deri në fund. Dhe këtë mision nuk e kemi për veten tonë, se kemi për karriget tona, se kemi për karriget tuaja, e kemi për shqiptarët. Pushteti kurrë nuk ka qenë qëllim në vetvete për ne.

Dhe lidershipi im në krye të Partisë Demokratike, nuk ka qenë kurrë një lidershipi privilegji, as për vete dhe as për ju, por sakrificash. E kush më mirë se ju është dëshmitari i këtyre sakrificave? Së fundmi për tam-tamet që duan t’i rishkruajnë historinë: mund të kishin shkuar më 25 prill duke u zvarritur siç kanë bërë disa simotra tona të cilat nuk ekzistojnë më. Ose duhet të marrësh një xham zmadhues për t’i parë, në kuptimin elektoral të fjalës”, ka thënë Basha në takim me demokratët e Njësisë nr.11.

Duke krahasuar PD-në me Partinë Socialiste, Basha tha se Rama e ka shndërruar selinë rozë “në një stallë lopësh”.

Dy gjëra t’i themi qartas sa i përket qëndrimit tim, sot si kryetar i Partisë Demokratike dhe nesër me besimin tuaj për të vazhduar betejën: një, rezultati i 25 prillit, tjetërsimi i vullnetit të zgjedhësve shqiptarë nuk do të njihet dhe nuk do të pranohet. Dhe dy, nuk ka bashkëpunim me regjimin e Edi Ramës, Tom Doshit me shokë, por ka atë që bën çdo qytetar me dinjitet në Europë, çdo familje politike me dinjitet ka përballje me anti-vlerat, ka betejë me regjimin deri në rrëzimin e regjimit dhe deri në rikthimin e Shqipërisë në një vend me demokraci dhe me zgjedhje normale.

Ndaj tani i gjendur përballë këtij realiteti ai po përpiqet dhe do vazhdojë të përpiqet të shfrytëzojë çdo mundësi, të jemi të ndershëm me njëri-tjetrin. Kjo që po bëjmë tani është një nga vlerat që na distancon me çdo parti tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

Ai e ka kthyer partinë e tij në një stallë lopësh. Ne bëjmë garë, ne bëjmë debat, ne bëjmë konkurrencë, ne vendosim një anëtarë një votë, dhe ky është një avantazh i padiskutueshëm. Po brenda këtij avantazhi ka dhe një risk për të cilin jam shprehur dhe dua ta përsëris, në kushtet kur me gjithë masakrën zgjedhore ka përballë një Parti Demokratike më të fortë, më të madhe sesa ç’u fut në betejën e 25 prillit, hileja e dytë që do të përdor është përpjekja për të na e kthyer këtë proces por ndoshta dhe proceset e tjera, në një mekanizëm përçarjeje.

Dhe me këtë kam parasysh faktin se dilemat nëse 25 prilli ishte masakër zgjedhore apo fitore e Edi Ramës, të artikuluar pa thellësinë e përgjegjësisë që ka çdokush prej jush që ka qenë në këtë betejë, mund të lindin fillesat e një përçarjeje të re mes nesh. Sepse siç e kam thënë prej ditës së parë në Këshillin Kombëtar dhe po e përsëris dhe sot, nuk mund të jenë të dyja. Nuk mund të jetë edhe masakër zgjedhore, edhe fitore e Edi Ramës. Është o njëri, o tjetra”, tha Basha.

VORA

Ndërkohë që gjatë takimi me strukturat e Vorës, Basha ka deklaruar se PS i vodhi zgjedhjet, ndërkohë që PD do të dalë më e fortë nga procesi i votimeve brenda partisë.

“Partia Demokratike doli nga kjo betejë më e fortë dhe më e madhe, në bindjen time më të thellë, prej dy faktorëve kryesorë: së pari sepse ka qenë, është dhe mbetet parti e vlerave, parti për shqiptarët dhe e shqiptarëve. E ndaj shqiptarët na ndoqën, sepse e besuan dhe e besojnë se betejën e bëmë dhe do ta bëjmë për ta.

Prandaj nuk ka gëzim në kampin kundërshtar, sepse e di që nuk ka vjedhur thjesht fitoren tonë, por ka vjedhur aspiratën e shqiptarëve për ndryshim, ka tjetërsuar vullnetin dhe shpresën e tyre për ndryshim dhe se gjurmët e këtij krimi ndodhen kudo të shënuara, jo thjesht dhe vetëm në institucione, por në mendjet dhe shpirtrat e të gjithëve atyre që besuan dhe kërkuan ndryshimin.

Dhe së dyti, sepse pavarësisht të gjithë përpjekjeve të kundërshtarit për të na përçarë, jo sot, por sot e mot, që në muajt e parë të lindjes së kësaj partie janë thyer njëra pas tjetrës si shkopinj.  Bashkimi dhe vlerat janë dy faktorët që Partia Demokratike ka dalë nga të gjitha sfidat ballëlartë. Janë dy faktorët, sepse në 25 Prill në vend që të gjunjëzoheshim, në vend që të zvarriteshim, në vend që të përgjysmoheshim, dolëm të fortë, të bashkuar dhe të vendosur”, ka thënë Basha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker