Aktualitet

Basha në Lezhë: Regjimi Rama-Doshi nuk do të ketë paqe, s’do të lëmë asnjë mjet pa përdorur

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur Lezhën qytetin e dytë, në turin e tij të takimeve në vend pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë takimit me strukturat e PD në Lezhë, Basha e cilësoi si të pabarabartë garën e 25 prillit, megjithatë theksoi se ata ia dolën në këtë zonë.

Basha tha se regjimi Rama-Doshi nuk do të ketë paqe asnjë çast derisa vala e ndryshimit që kanë ngritur së bashku ta përmbysë.

“Me të vërtetë ndeshja ndalon kur bëhet një faull, meqë i pëlqen shumë futbolli hajdutit të zgjedhjeve të 25 prillit, siç e dinë të gjithë tifozët e sportit këtu ndonëse unë nuk shquhem, ka kohë që nuk e ndjek dot aq sa dua, por e dimë që kur bëhet një faull nuk mbaron ndeshja. Jepet karton i kuq dhe gjuhet faulli apo penalltia. Me 25 prill nuk ka mbaruar ndeshja. Shqiptarët po e ngrenë dhe do i ngrenë kartonët e kuq. Detyra jonë nuk ka mbaruar. Vala e shpresës për ndryshim nuk mund dhe nuk do të bjerë. As Edi Rama, as Tom Doshi, as Aqif Rakipi dhe as bandat e Durrësit, të Shijakut e të Krujës, të Fushë-Krujës, të Kurbinit e të Lezhës, të Shkodrës, askush tjetër nuk mund ta marrë peng këtë vend,” deklaroi Basha.

Një mesazh Basha kishte sot edhe për kritikuesit, duke theksuar se i mirëpresin. “Ndaj, le t’i dëgjojmë, le t’i mirëpresim të gjithë kritikat konstruktivë, idetë dhe konceptet teksa bëhemi gati që mbi 680 mijë shqiptarë që na besuan në valën tonë të ndryshimit t’i udhëheqim në vazhdimin e kësaj beteje deri në fund,” tha kryedemokrati.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker