Politikë

Basha në Laprakë, sipërmarrësit: Shitjet kanë rënë me 30%

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në njësinë 11, në Tiranë, ku zhvilloi takime me biznesin e vogël.
Në vëmendje ishte kriza ekonomike e krijuar nga keqqeverisja dhe që ka dalë në pah nga pandemia e COVID-19. Kryetari Basha u njoh me situatën e rëndë në këtë zonë dhe krizën që po përjetojnë këto biznese.
Sa vjen, me shumë vështirësi, me shumë vështirësi. Ta mbyllim? Të rrijmë në shtëpi fare, s’bëhet. Ça do bëjmë? Ça mund të bëjmë, të bëjmë. Ça t’i bëjmë, ja mbaj djalin këtu. Mbaj dhe shkollën dhe djalin dhe vetë, familjen, kemi 2 punëtorë. Me sforco të mëdhaja. Me shumë sforco të mëdhaja” – u shpreh pronari i një Fast-Food-i.

Shumë e vështirë gjendja. Ja ky dyqan mban 6 frymë në shtëpi. 4 janë fuqi punëtore që mund të punojnë. Asgjë hiç, s’ngelet. Veç hamë, s’e marrim vesh. I kemi këtu dhe merr ço në shtëpi. Që tek djathi, që tek frutat, zarzavatet, perimet, këto. Ja arka plot me mollë, shih si rri. Kush do ta blejë?” – tha një pronar marketi ushqimor.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e biznesit thonë se po presin ndonjë ndihmë tjetër nga qeveria, sepse tani po kalojnë kohë shumë të vështirë.

“Po të kishim një farë ndihme të paktën për punëtorë apo diçka për biznesin, diçka, ose ça mund të bëhesh ndonjë gjë përshembull, se tani është kohë e vështirë shumë, kemi kaq kohë që po presim”.

Një tjetër shqetësim i biznesit është rënia e fitimit si pasojë e rënies së konsumit, gjë që sipas tyre po çon bizneset në falimentim.

Pandemia e bëri të vetën. Kemi goxha rënie, por s’kemi ça i bëjmë. Pas pandemisë ka pasur shumë, të paktën 30% minimumi dhe vazhdon se të ishte se do të kishte ndalu do ishin mirë. Gatuajnë nga frika nëpër shtëpia. Nuk dalin, gatuajnë brenda”, – tha pronari i një furrë buke.

Basha ngriti zërin për situatën e keqe ku ndodhet biznesi në Shqipëri, që sipas tij është braktisur totalisht nga qeveria.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker