Aktualitet

Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar

Pasditen e sotme PD do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Këto mbledhje do të zhvillohen vetëm tri javë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku PD doli forcë e dytë me 59 mandate.

Kryesia e PD do të mblidhet në orën 17:99, ku në rend dite do të jenë “diskutime dhe vendimmarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit”.

Më pas, në orën 19:00, PD do të zhvillojë takim me Këshillin Kombëtar me të njëjtin rend dite. Mbledhjet zhvillohen në selinë blu, ndërsa kjo do të jetë përballja e parë e Bashës me kritikët brenda PD, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker