Aktualitet

Asnjë humbje jete sot nga koronavirusi, vetëm 15 raste të reja me Covid-19

Asnjë humbje jete nuk është shënuar sot në bilancin e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka bërë me dije se kjo është hera e parë që nuk ka viktima pas 244 ditësh.

LAJM I MIRË! Pas 244 ditësh, asnjë humbje jete sot,”-shkruan ajo në rrjetin e saj social në Facebook. Ndërkohë që sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 2,691 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë vetëm 15 qytetarë, ndërsa janë shëruar 71 të tjerë.  Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.  

Që nga rastet e para të shënuara nga koronavirusi në Shqipëri, janë shënuar 132,244 të infektuar nga pandemia, nga të cilët janë ndërruar jetë 2,447 persona. Ndërkohë që deri më tani në vend janë vaksinuar më shumë se 700 mijë qytetarë, ndërsa objektivi është që deri në qershor të injektohen 1 milion persona. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker