Art

Anxhela foli për zhurmën e Eurovizionit…

Pak ditë më parë portalet u mbushën me një lajm sipas të cilit fituese e “Festivalit të Këngës” këtë vit është Anxhela Peristeri. Menjëherë lajmet u hodhën poshtë nga drejtori i Festivalit, i cili sqaroi se është e pamundur të shpallet fituesi, kur festivali ende nuk është zhvilluar.

Sot mbi këto lajme ka reaguar edhe Anxhela, e cila këtë vit konkurron me këngën “Karma”.
E ftuar në “Syri i keq”, Anxhela e quajti “budallallëk me brirë” lajmin mbi fitoren e saj.

“Nuk kam dashur të flas fare për këtë pjesë, pasi ishte një budallëk me brirë. Portalet duhet të kenë kujdes se nga i marrin lajmet sepse ky lajm është marrë nga Facebook i një personi, që ka bërë një parashikim personal dhe më pas e kanë nxjerrë si një lajm zyrtar. Nuk është aspak e drejtë. Ky person është shprehur se ka shumë kohë që bën parashikime të tilla dhe asnjëherë s’është bërë lajm. Mua më uruan disa persona dhe më pas kaloi. Eurovisoni është qëllimi i shumicës. Kur vendosa që do të merrj pjesë në Festival, i thash Kledi Bahitit të bëjmë një këngë të bukur si gjithmonë. Ndonjëherë, këngëtarët duke u përpjekur të bëjnë këngë të bukura, të denja për Eurovison, i prishin ato. Më pas, janë edhe politikat e Eurovizionit, votat nëpërmjet shteteve. Të gjithë sunojmë që ta çojmë këngën në Eurovison, kur konkurojmë për Festivalin e Fundvitit”-tha Anxhela.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker