Sport

Anglia hap dyert për tifozët në finalen e FA Cup

Vaksinimi ndaj COVID-19 po ecën me ritme të shpejta në Angli dhe gjasat janë që të hapen stadiumet para fundit të këtij sezoni. Vetë qeveria ishullore ka vendosur të hartojë një plan për hapjen totale dhe në projekt janë edhe shfaqjet artistike dhe ato sportive.

Plani më madhor janë tifozët në finalen e Kupës së Anglisë. Ndeshja do të luhet më 15 maj dhe do zhvillohet në stadiumin e dytë më të madh në Europë, Wembley, që ka kapacitet prej 90 mijë tifozësh.Autoritetet shëndetësore angleze pritet të lejojnë rreth 20 mijë tifozë të pranishëm në këtë ndeshje, që do të jetë sfida me më shumë tifozë të pranishëm në stadium që nga shpërthimi i pandemisë thuajse një vit më parë. Nëse finalja e FA Cup do të luhet me tifozë, Anglia do të bëjë një hap shumë të madh përpara për sa i përket hapjes së stadiumeve në të gjithë botën.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker