Politikë

Alarmi i deputetit: Kuvendi vatër infektimi, mos flisni nga foltorja!

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, ka paralajmëruar deputetët në Parlament që të mos flasin nga foltorja, pasi salla është një vatër infektimi.

“Të falënderoj Rudinë që fole nga vendi dhe jo nga foltorja. Zoti kryetar, kërkoj që të mos flasin deputetët nga foltorja, por të jenë ulur dhe ruajmë distancën. Kjo është e pafalshme, salla e Kuvendit nuk ka asnjë ajrim natyral, këtu përhapet ajri i kondicionuar, prandaj duhet të kemi kujdes që të mos infektojmë njëri-tjetrin dhe punonjësit e shërbimit të Kuvendit”, deklaroi Gjoni.

Deputeti i opozitës e ka kaluar vetë koronavirusin dhe disa herë ka qenë kritik për faktin se deputetët dalin dhe flasin nga foltorja e Parlamentit.

Komiteti Teknik, pavarësisht se ka ndaluar tubimin apo mbledhjen e më shumë se 10 personave, ka lejuar zhvillimin e seancave parlamentare, pas kërkesës së paraqitur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Përveç Ralf Gjonit, një pjesë e deputetëve janë infektuar me Covid 19, ku në gjendje më të rëndë ka qenë Adriatik Alimadhi, i cili pas qëndrimit një mujor në spital, arriti ta mposhtë sëmundjen

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker