Aktualitet

Aksident në “Vasil Shanto”! 47-vjeçarja përfundon me makinë brenda lokalit, dy këmbësore përfundojnë në spital

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të premte në kryeqytet.

Burime për Top Channel bëjnë dije se një automjet, me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ambientet e një lokali. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy këmbësore, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur te ura, pranë rrugës “Vasil Shanto”, në Tiranë, rreth orës 20:55.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker