Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Berat-Skrapar, 28 vjeçarja përfundon në lumë

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop. Mjeti tip Audi,me targa AA 723 LK, që drejtohej nga një 28-vjeçare është rrëzuar nga Ura e Vërtopit dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum, ku fatmirësisht lumi nuk ka pasur prurje.

Si pasojë e rrëzimit drejtuesja e mjetit Anxhela Ibra 28-vjeçe është plagosur rëndë, ndërkohë që pasagjeri që udhëtonte me të nuk ka pësuar lëndime. Pas njoftimit të bërë nga një roje e një fabrike aty pranë që pa gjithë skenën, në vendngjarje kanë mbërritur forca të ushtrisë dhe policisë, të cilët kanë nxjerrë nga makina 28-vjeçaren.E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku pasi ka marrë mjekimin e parë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë,që dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker