Show Biz

Adrola, mami “single” paska një peng dashurie.

Jo vetëm gazetarët, por dhe ndjekësit e thjeshtë Adrola Dushin e pyesin sidomos për mëmësinë dhe djalin e saj Troin. Sepse janë të paktë personazhet si ajo, që jane bërë prindër në moshë kaq të re. Në një intervistë të improvizuar në ‘Instagram’ Adrola ka treguar edhe se është bërë nënë në moshën 20 vjeç dhe i ka premtuar të birit se do të rriten bashkë. Ajoka tregua edhe se të qenit mama ‘single’ “emocionalisht ka qenë shumë e vështirë”.

Adrola ka rrëfyer dhe anë të tjera të karakterit të saj, si përshembull nëse ndihet e dobët dhe si e menaxhon. “Më ndodhur të ndihem shumë e dobët dhe e lodhur ndonjëherë, por gjëja që bëj është të marr një fletore dhe të shkruaj gjithë gjërat e mira që kam në jetë, duke filluar nga familja e shëndetshmë që kam, duke falenderuar Zotin që më dha mundësinë të shoh një ditë të re e shumë e shumë gjëra të tjera që ne shpesh i harrojmë se sa të bekuar jemi”, është përgjigjur ajo.
Ndërsa e pyetur për dashurinë Adrola është përgjigjur: “Dashuria është ndjenja më e bukur që mund të përjetojmë, nëse ke fatin të kesh afër personin e duhur, vlerësoje dhe mos e humb për gjëra që nuk kanë vlerë, pasi nëse e humbet nuk të majfton një jetë për t’u penduar”. Të jetë mesazh për ndonjë dashuri të humbur?! Gjithsesi modelja nuk heq dorë nga kërkimi i dashurisë dhe krijimi i një familjeje në të ardhmen. Përgjigjja e saj se dëshiron “shumë motra dhe vëllezër“ kur pyetet nëse Troi do ketë motra dhe vëllezër, nuk lë pikë dyshimi për këtë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker