Aktualitet

A do të vazhdojë të drejtojë PD-në? Basha flet për pozitën e tij dhe hapin e radhës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur në mbledhjen e sotme me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD në lidhje me zërat kundër tij, që i kanë kërkuar dorëheqjen pas rezultatit të zgjedhjeve.

Burime nga brenda mbledhjes i thanë ABC se Basha është shprehur se do të deklarohet në ditët në vazhdim në lidhje me pozicionin e kryetarit. Kreu i PD ka theksuar se nëse do jetë apo jo ai, demokratët duhet të vazhdojnë të dokumentojnë vjedhjen e votës dhe çdo gjë që i shërben procesit që do të nisë.

PD nuk do i njohë zgjedhjet e 25 Prillit dhe në lidhje me këtë, Basha u ka kërkuar strukturave në rrethe që të mbledhin fakte dhe prova që dokumentojnë vjedhjen e votës ndërsa ka paralajmëruar tur takimesh nëpër Shqipëri gjatë javës së ardhshme

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker