Aktualitet

A do te mbahet ky premtim?

“Do realizohet brenda qershorit” Ministrja e Shëndetësisë nxjerr informacionin për vaksinat, ka një thirrje për qytetarët.Brenda qershorit do të vaksinohen 1 milionë qytetarë.

Sipas ministres së Shëndetësisë, deri më tani janë kryer 716.616 vaksinime.

Gjithashtu ajo ka dhe një thirrje për të gjithë qytetarët, që ti drejtohen mjekut të familjes për tu informuar për ditën e vaksinimit.

“Teksa 60,000 dozat e vaksinës së Sinovac po shpërndahen sipas kushteve të sigurisë, #vijon pa u ndalur vaksinimi në çdo cep të vendit, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit

716,616 vaksinime janë kryer deri tani, prej tyre 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

I ftojmë qytetarët të lidhen me mjekun e tyre të familjes për ditën dhe vendin e vaksinimit”, shkruan Ogerta Manastirliu.

Kujtojmë që sot mbërrijnë 14 mijë vaksina “Pfizer”. Një pjesë nga marrëveshja me kompaninë dhe pjesa tjetër nga Bashkimi Europian.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker